Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Plançor të Gjakovës.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se ngasësi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar.
“Rreth orës 05:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Plançor-Gjakovë (rruga Gjakovë-Deçan). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. /TelegramNews.com.