Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh I.A., i dyshuar për plagosjen e gruas së tij në Bresje të Fushë-Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin të dyshuarit I.A i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, ka njoftuar Gjykata. /BetimipërDrejtësi.