Incidenti u regjistrua në Sierra Nevada dhe është sulmi i parë fatal i regjistruar i kësaj kafshe.
Sulmi i parë fatal i ariut të zi ndodhi në fund të vitit 2023 në Kaliforni kur hyri në shtëpinë e 71-vjeçares Patricia Miller dhe e vrau atë, konfirmoi këtë javë Departamenti i Peshkut dhe Faunës së Shtetit.
Incidenti u regjistrua në Sierra Nevada dhe është sulmi i parë fatal i regjistruar i kësaj kafshe.Zëvendësi i sherifit të qarkut Nevada gjeti trupin e Patricia Miller në shtëpinë e saj në qendër të qytetit në nëntor, pasi askush nuk e kishte parë atë për disa ditë.
“Kur policia arriti në shtëpi, ata panë një derë të thyer dhe një ari në verandë,” tha Mike Fisher, sherif i qarkut.
Autoritetet fillimisht menduan se Miller vdiq nga shkaqe natyrore, dhe se ajo u gjet vetëm më vonë nga një ari. Megjithatë, një patolog përcaktoi se Miller ishte gjallë në kohën e sulmit, sipas The Guardian.
Ariu më vonë u kap dhe u euthanizua dhe autoritetet kontrolluan së pari nëpërmjet analizës së ADN-së për të parë nëse ai ishte përgjegjës për sulmin.
Rajoni ka kohë që ka pasur një problem me arinjtë që gërmojnë nëpër shtëpi dhe oborre për ushqim.
Vajza e Patricias tha se arinjtë shpesh përpiqeshin të hynin përmes dritareve të thyera dhe se nëna e saj e goditi fizikisht një të tillë për ta penguar atë të hynte në shtëpi.
Sherifi tha se shtëpia e 71-vjeçares ishte në disa mënyra një destinacion tërheqës për arinjtë, sepse po ushqente macet në verandën e përparme të shtëpisë./telegram.co