Një grua pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.
“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews.com