Policia ka njoftuar se një vajzë është zhdukur në Klinë, shkruan Telegram News.
Në raportin 24 orësh thuhet se rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.
“PERSON I ZHDUKUR- Klinë 15.08.2024 – 05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthye më. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.