Një person është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur në Greme të Ferizajit.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.