Një burrë me thikë hyn dhe plagos fëmijët në një kopsht të Zvicrës

Një burrë ka sulmuar me thikë një kopsht fëmijësh sot në veri të Zyrihut pranë sheshit Bernina.

Siç raportojnë mediat zvicerane nga sulmi kanë mbetur të lënduar tre fëmijë. Mes të plagosurve ishte një djalë 5-vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda. Dy djem të tjerë, gjithashtu 5 vjeç, kanë mbetur të plagosur lehtë dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore në spital.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një qendër tregtare të rrethuar dhe dritare të mbuluara me batanije termike për mbijetesë. Prindërit po marrin mbështetje psikologjike dhe policia ka ngritur një qendër operacionale të lëvizshme.

Sulmi ka ndodhur në mesditë, ndërsa policia nisi një operacion madhor që çoi në arrestimin e autorit. Mësohet se i arrestuari është një 23-vjeçar kinez, por motivet e sulmit nuk janë ende të qarta. Një dëshmitar okulare i incidentit, duke folur për Züri Today, tha se një nga kolegët e saj e hodhi në tokë me forcë agresorin duke e ndalur që të goditste me thikë fëmijë të tjerë dhe e shtyu atë në tokë, shkruan A2, përcjell TelegramNews.

Një tjetër person tha për 20 Minutes se po dilte nga supermarketi kur pa një grua.

“Ajo dukej e dëshpëruar dhe po i pyeste kalimtarët diçka, por nuk e di saktësisht se çfarë. Më vonë pashë disa automjete policie dhe një ambulancë. Kanë çuar një person në ambulancë, por nuk e di nëse ishte fëmijë apo i rritur”, dëshmoi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews