Qyteti jugor francez i Marsejës u trondit këtë javë nga dy vrasje të lidhura me drogën, përfshirë vrasjen e një djali 15-vjeçar, i cili u godit 50 herë me thikë dhe u dogj i gjallë.
Marseja, qyteti i dytë më i madh në Francë, po përballet me një luftë midis klaneve për kontrollin e tregut të drogës.
Prokurori Nicolas Bessone e përshkroi vrasjen e të rinjve si një “egërsi të paprecedentë”. Një adoleshent 15-vjeçar u vra duke punuar për një të burgosur që i premtuan mbi 2000 dollarë për të frikësuar një rival. Ai u godit dhe u dogj pas një incidenti me anëtarët e një bande rivale.
Vrasjet e lidhura me drogën në Marsejë janë rritur në 17 që nga fillimi i vitit. Prokurorët paralajmërojnë se të rinjtë janë tërhequr nga paratë e lehta të drogës, duke shfaqur një indiferencë të thellë për jetën njerëzore. Vitin e kaluar, dhuna e drogës shkaktoi një numër rekord prej 49 vdekjesh në qytet.