Rey Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit të suksesshëm që kaloi te Sivasspor.
Sulmuesi shqiptar, i cili është edhe në radarin e gjigantëve të Turqisë, po përgatitet të vazhdojë karrierën në Itali.
Lazio, një nga skuadrat e Serie A, po përgatitet të shtojë në skuadër Rey Manajn. Në raportimet e shtypit italian, thuhet se kryeqytetasit, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Evropës, kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si objektiv të transferimit. Ishte ndër detajet e lajmit se edhe sulmuesi shqiptar është i prirur për të luajtur sërish në Itali, raporton mediumit turk, Aksam.
Raportohet më tej se Lazio është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për të shtuar në skuadrën e tyre Rey Manajn. Qendërsulmuesi 27-vjeçar do të jetë lojtari që ka mbushur më së shumti arkat e Sivassporit në histori nëse ky transferim realizohet.
Rey Manaj qëndroi në fushë për 2612 minuta në 36 ndeshje me Sivasspor sezonin 2023/24. Sulmuesi ka kontribuar me 22 gola dhe tri asistime për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe.