Gjykata Themelore e Pejës, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulm ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit.
Lidhur me rastin, i pari i Pejës tha se ka besim se institucionet e drejtësisë do t’i ndërmarrin “të gjitha hapat e nevojshëm” lidhur me rastin e sulmit ndaj tij mëngjesin e së shtunës.
Ai theksoi se institucionet e drejtësisë e kanë në dorë t’i përcaktojnë “shkaqet dhe motivet e plota të sulmit”.
“E vlerësojmë vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit si një hap të rëndësishëm drejt zbardhjes së këtij rasti. Kemi besim të plotë që institucionet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të vënë para drejtësisë çdo person të përfshirë. Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe është në dorë të organeve të drejtësisë për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e plota të sulmit”, deklaroi ai për gazetën Express