Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pasi Qeveria sot përmes një konference bëri të ditur se do të ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistë.
Në një postim në Facebook, Rukiqi tha se kjo nuk është “asgjë e re”, dhe se qeveria në panik po vazhdon përdorimin e parasë publike për blerje të votave.
Sipas tij, një gjë e tillë është keqpërdorim eklatant i parasë publike që nuk ndihmon e as nuk zhvillon.
“Asgjë e re. Qeveria në panik, vazhdon përdorimin e parasë publike, për blerje të votave.
Ky është keqpërdorim eklatant i parasë publike, që as nuk ndihmon, e as nuk zhvillon. Të njejtat para, me automatizëm, do të shkojnë në faturat e shtrenjta të energjisë elektrike”, ka shkruar Rukiqi.