Duke folur të hënën nga baza e ushtrisë izraelite që u godit nga dronët e Hezbollahut, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) Herzi Halevi tha “ne jemi në luftë”.
Media izraelite raporton se dy drone të Hezbollahut u gjurmuan nga Forcat Ajrore Izraelite (IAF) të dielën në mbrëmje – dhe një tjetër u rrëzua në brigjet afër Haifa, transmeton Telegram News.
Sulmi vrau katër ushtarë – të gjithë 19 vjeç – dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
IDF thotë se 10 predha kanë kaluar në zonën Haifa këtë mëngjes nga Libani, pa raportuar lëndime. /TelegramNews/