Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025.
Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, derisa ka thënë se me këtë rast do të ndahen 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza.
“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP.
Drejtimet deficitare: -Zhvillues i aplikacioneve softuerike -Instalues elektrik -Agrobiznes -Automekanik -Asistent i turizmit dhe udhëtimeve -Përpunim druri/Zdrukthëtar -Hortikulturë Drejtimet teknike: -Metalpunues -Instalues elektrik -Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit -Automekanik -Teknologjia e riciklimit -Teknik i sistemeve të TIK-ut”, tha Nagavci.
Tutje njoftoi se konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024./TelegramNews./