“Na jena të Mitrovicës, ah na jena të Obiliqit” VV-ja sjell militantët nga komunat e tjera në Skenderaj

Militantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhë nga komunat tjera në tubimin e kësaj partie që u mbajt me tensione në Skenderaj.

Sipas një video që ka incizuar një qytetar, dëgjohet duke thënë se ai ka ardhur nga komuna e Mitrovicës për të marr pjesë në tubimin e mbajtur në Skenderaj.

Në të njëjtën video, dëgjohet edhe një qytetar tjetër që thotë se ka ardhur nga Obiliqi

“Na jena të Mitrovicës, ah na jena të Obiliqit”, dëgjohen dy militantët e Vetëvendosjes të cilët siç duken partia i ka mobilizuar të udhëtojnë nga komunat tjera për të shtuar numrin e pjesëmarrësve.

Tutje, këta persona shajnë rëndë qytetarët e Skenderajt. “Këta janë shpijuna të Serbisë, këta e presin Radojcicin me lula”, dëgjohen duke thënë në video.

Tubimi i VV në Skenderaj u mbajt me tensione pasi një grup qytetarësh kundërshtuan prezencën e kandidatit të VV’së për kryeministër, Albin Kurtit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews