Musa: Të shqiptohet edhe dënimi i përjetshëm me burgim për të akuzuarit e Banjskës

Avokati, Skender Musa ka thënë se të gjitha veprat me të cilat akuzohen grupi terroristë serb që kreu sulmin në Banjskë janë kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ai ka thënë se për këto akuza minimumi i dënimit është 10 vjet burg, por sipas tij në këtë rast ku ka pas edhe të vrarë si dhe akuzua për aneksim, atëherë duhet të analizohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm.

“Vepra kryesore është kryerja e veprës penale terroriste sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës neni 129, parasheh dënim jo më pak se 10 vjet. Nga neni 126 e tutje janë vepra që janë kundër rendit kushtetues të Kosovës, janë vepra që dënohen jo më pak se 10 vite dhe dënimi maksimal është burgim i përjetshëm nëse ka të vrarë, të plagosur ose ka dëmtim të madh të pasurisë, pro sidomos të vrasja është strikt që dënimi nuk guxon të jetë nën 10 vjet. Duhet të analizohet mjaftë mirë që të shqiptohet edhe dënimi i përjetshëm, sepse në këtë rast përveç që akuzohen për kryerje të veprës penale terrorizëm, akuzohen edhe për aneksim të territorit, ku ka pas pasoja edhe në persona zyrtar”, ka thënë Musa në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews