Avokati Skender Musa ka lëshuar një deklaratë në lidhje me çështjen e sigurisë në Kosovë, ku ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera nga AKI.
“Inteligjenca e Kosovës merr informacione edhe nga Serbia edhe ata marrin informacione nga ne, kjo është e sigurt, edhe ushtria e Kosovës e vëzhgon ushtrinë serbe edhe ata e vëzhgojnë tonën me mjete të ndryshme, si me drone si me spiunazh, tashmë edhe kemi arrestime që kanë bashkëpunuar me ta, madje besoj se do të kemi edhe arrestime të tjera, sepse vetëm 2 persona të spiunojnë për Serbinë është e pamundshme”, u shpreh Musa.
“Mirëpo ne duhet të vazhdojnë partneritetin tonë me SHBA-në dhe duhet të investojmë më shumë në Forcat e Sigurisë, madje edhe AKI është një institucion mjaft kredibil, dhe është një nga institucionet më demokratike sepse është investim i SHBA-së, po ashtu kjo qeveri nuk duhet të lejojë që të ngritët një frymë anti-SHBA dhe anti Bashkim Evropian”, ka thënë Musa në Politico të Kanal 10.