Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi për ngritjen e pagave në sektorin publik është në përputhje me Ligjin për buxhetin dhe Ligjin për paga.
Murati, në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, bëri të ditur se normat e reja tatimore për bizneset do të hynë në fuqi nga viti 2026 dhe jo nga viti 2025 siç është parparë në Ligjin për tatimin në pronë.
Qeveria e Kosovës dje ka vendosur që nga janari i vitit të ardhshëm t’i rrisë pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.
Nga kjo rritje do të përfitojnë, mësuesit, policët, infermierët, ushtarët dhe zjarrfikësit.
Sipas prezantimit të tabelës, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagën bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.
Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.