Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar opozitës rreth rritjes së pensioneve.
Murati në Facebook përmendi ‘protestën’ e tyre rreth pamjaftueshmërisë së kësaj rritje.
Ai tha se opozita sa ishte në pushtet nuk kanë bërë rritje të pensionimeve, duke renditur kështu qeveritë dhe rritjet e tyre.
“Rritja e pensionit bazik të moshës nëpër vite:
Qeveria Mustafa (PDK+LDK) me Ministër të Financave Avdullah Hotin:
+0 euro rritje gjatë mandatit.
Qeveria Haradinaj (PDK+AAK+Nisma) me Ministër të Financave Bedri Hamzën:
+15 euro rritje gjatë mandatit.
Qeveria Kurti:
+30 euro rritje gjatë mandatit, dhe 4 herë shtesa të njëhershme nga 100 euro”, tha Murati. /TelegramNews/