Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 në mungesë të korumi, pasi deputetët opozitarë munguan.
Anëtari i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja akuzoi opozitarët për sabotim të punës së këtij komisioni.
Në rend të ditës ka qenë e paraparë të intervistohen dëshmitarët: Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut. /KP