Moti për javën e fundit 2024 dhe tri ditët e para 2025

Dy ditët e fundit të vitit 2024 mbi vendin tonë do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa tri ditët e para të vitit 2025 do të karakterizohen kryesisht me mot të ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

Mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë përgjatë relievit malor, do të mbajë ditën e martë. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja.

Më 1 janar 2025, e mërkurë, do të jetë me mot kryesisht me diell. Ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes, me  temperatura minimale -7 deri -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Mot kryesisht i ngjashëm me ditët e mëparshme do të mbajë edhe të enjten, me ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.Të premten, më 3 janar, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull në mëngjes. Pasdite vranësirat mund të intensifikohen dhe të sjellin reshje bore. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 3 deri në 6 gradë Celsius.

Për shkak të fishekzjarrëve, natën e 31 dhjetorit cilësia e ajrit mund të përkeqësohet ndjeshëm. Pjesëmarrësit në trafik duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews