Një ngjarje e pazakontë, ka ndodhur në fluturimin TOM778 nga Glasgou për në Antalia në Turqi, ku një burrë ‘i dehur’ duhej të tërhiqej zvarrë nga një aeroplan, pasi dyshohet se sulmoi një anëtar të ekuipazhit të kabinës dhe refuzoi të dorëzonte një shishe të mbushur me alkool.
Sipas mediave të huaja, burri ishte në fluturimin TOM778 nga Glasgou për në Antalia në Turqi, i cili u nis në orën 17:15 të premten.Një pasagjer tha se ai ishte i dehur kur hyri në bord dhe u bë “verbalisht abuzues” kur iu kërkua të dorëzonte alkoolin.
Ai gjithashtu, thuhet se ka sulmuar një stjuardesë.
Siç thuhet më tej, më pak se një orë pas ngritjes, u njoftua se fluturimi po devijonte për në aeroportin e Newcastle, ku policia e largoi burrin nga aeroplani.
Pamjet video tregojnë atë duke u tërhequr zvarrë nga oficerët, ndërsa pasagjerët e frustruar e shikojnë.
Pushuesit arritën në Antalia më shumë se pesë orë më vonë se sa ishte planifikuar.