Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë thënë të martën se në aksionin e zhvilluar më herët gjatë ditës së Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Kjo ministri udhëhiqet nga Liburn Aliu, për të cilin Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë se nga viti 2021 ka deklaruar se Kurti e ka vendosur Aliun në atë ministri pikërisht për çështjen e parave.
Molliqaj tha se Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës do të thotë se “janë të sulmuar”, dhe “ka plan kundër nesh”.
“Pata thënë se arsyeja pse Liburn Aliu është në këtë ministri nuk ka të bëjë as me dijen, as me nivelin e punës, as me projektet. Por, lojalitetin që ky ka ndaj Kurtit për çështjen e parave sepse dëshirojnë parë. Në atë jemi sha shumë për këtë punë, që si po i thu kaq herët për pare. Me gjasë Kurti e Liburni u prishën me kohë, ashtu po thuhet. Dallimi mes rastit këtij, dhe ambasadorit Martin Berishaj, është që Kurti këta dy zyrtarë nuk do t’i mbërojë. Nuk i mbron, kanë me thënë se po na sulmojnë, është një plan kundër për neve”, ka thënë Molliqaj në emisionin Pressing.