Lideri i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e situatës në Urën e Ibrit.
Në një postim në Facebook, ai e quajti urën kufirin e dështimit të politikës së Kurtit.
Sipas Molliqajt, veriu është një problem politik që nuk mund të reduktohet në çështje të banda dhe kontrabandë, dhe kërkon ripërcaktimin e kufijve.
Ai shtoi se veprimet e Qeverisë kanë çuar në izolim ndërkombëtar dhe shkatërrimin e marrëdhënieve miqësore.