Molliqaj bën thirrje që të dërgohet sërish në Kushtetuese Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka kërkuar që partitë opozitare parlamentare ta dërgojnë – sërish – Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, pa praninë e ligjvënësve të partive opozitare kanë miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në vlerësimin e Molliqaj, “shkelja e lirisë, shkelja mbi të drejtën elementare për prezumim të pafajësisë, damkosja e shantazhi” janë në thelbin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky ligj, që u miratua nga makina e votave të pushtetit duhet t’i nështrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Ju bëjmë thirre partive opozitare parlamentare që, ani pse kohë fushate, ta refuzojnë këtë argument, dhe ta dërgojnë në Kushtetuese Byronë. Është jetike. Ta refuzojmë në bllok shantazhin që ky pushtet mendon se mund ta ushtrojë mbi ne”.

Molliqaj ndër të tjera ka potencuar se miratimi i Ligjit në Kuvend ka ndodhur pikërisht në fund të mandatit katërvjeçar qeverisës në atë mënyrë që çështja e luftimit të korrupsionit “të mund të jetë përsëri në fjalimet e fushatës”.

“Tutje, që mandati i dytë të penalizojë kritikët e kundërshtarët politik. Cilitdo që i shkon mendja ta dyshojë pushtetin, s’pari duhet të shoh kah vetja, mendon pushteti. Kjo logjikë shkon deri tek mjeku, infermieri, punëtori teknik e mësuesi. Secili është i dyshimtë përballë pushtetit autoritar”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews