Rregullatorët amerikanë kanë miratuar vaksinat e përditësuara të COVID-19 të enjten, të krijuara për të goditur më mirë tipat e fundit të virusit dhe me shpresën për të shënjestruar çfarëdo varianti që mund të shkaktojë telashe edhe këtë dimër.
Me lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Pfizer dhe Moderna do të fillojnë të dërgojnë miliona doza, raporton AP.
Vendimi vjen pasi një vale verore e virusit vazhdon në pjesën më të madhe të SHBA-së. Në fillim të kësaj vere, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që të gjithë, të rriturit dhe fëmijët, duke filluar nga mosha 6-muajshe, të marrin vaksinën këtë vjeshtë. Vaksinimet mund të jenë të disponueshme brenda disa ditësh.
Ndonëse shumica e amerikanëve kanë imuniteti nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme ose të dyja, kjo mbrojtje zbehet.
Dozat e vjeshtës së kaluar synuan pjesë të ndryshme të pemës familjare të koronavirusit, dhe të dhënat e CDC-së tregojnë se vetëm rreth 22.5% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve e morën atë.
“Kemi synuar variantet që shohim që qarkullojnë në këtë vend dhe në mbarë botën tani”, ka thënë Dr. Robert Hopkins i Fondacionit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.
Dozat e Pfizer dhe Moderna synojnë një nëntip të quajtur KP.2 që ishte i zakonshëm në fillim të këtij viti.