Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, me temperatura nga -2 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa dita po ashtu e ftohtë, me erëra të ftohta. Temperaturat maksimale nga 3 deri në 7 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve të ardhshme, me acar në mëngjes dhe ditë relativisht të ftohta, por pa ndonjë ekstrem.
Nën ndikimin anticiklonik nuk priten reshje dhe gjendja në atmosferë do të jetë kryesisht stabile./MeteoBallkan