Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kosovës.
Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi kanë lëshuar mundësi të arta shënimi, duke mos arritur ta fusin topin në portën e zbrazur të Rumanisë.
Po ashtu edhe Muharrem Jashari ka lëshuar një mundësi të artë shënimi, pasi nuk ia doli të mposht portierin e Rumanisë kur ishte ballë për ballë, në fillim të ndeshjes.