Kombëtarja e Kosovës është tërhequr nga fusha në minutat e fundit të përballjes ndaj Rumanisë.
Kjo ndodhi për shkak të thirrjeve nacionaliste, që u shfaqën krejtësisht në fund nga tifozët ultras të Rumanisë.
Gjatë një ndërprerje ku pritej ekzekutimi nga vendasit, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kërkoi tërheqjen e skuadrës dhe kjo ndodhi, duke u futur në dhomat e zhveshjes.
Kjo nuk është hera e parë që rumunët veprojnë në këtë mënyrë, pasi edhe në vitin e kaluar ndeshja u ndërpre për të njëjtën arsye për mbi një orë.