Matjet e Urës së Ibrit, Durmishi: Jemi në pritje të raportit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se sot kanë filluar matjet për të vazhduar më pas me fillimin e testimeve për stabilitetin infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

Durmishi në një prononcim për TelegramNews tha se rezultatet do të shihen pas marrjes së raportit, i cili sipas tij, do të zgjasë tri ditë.

“Kemi filluar, pasi kemi një kontratë për fillimin e stabilitetit të urës. Fillimisht kemi bërë matjet dhe mandej kanë me i kry testimet. Kur t’a marrim raportin mandej e shohim”, tha shkurt Durmishi për TelegramNews.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme përveç Durmishit, Urën e Ibrit e ka vizituar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kujtojmë që ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku kanë diskutuar edhe mbi zbatimin e marrëveshjes së urës së Ibrit.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas ati takimi deklaroi për media se vendet e QUINT-it dhe NATO nuk e mbështesin hapjen e urës.

Derisa Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar se Kurti  gjatë takimit kishte paraqiur planin për hapjen e urës mbi lumin Ibrër, ku theksohej se konsultimet dhe koordinimet vazhdojnë.

“Siç thuhet në planin e Bashkimit Evropian për rivitalizimin e urës, ura e Mitrovicës mbi Ibër do të bëhet simbol i normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë. Në po atë plan thuhet se “riviitalizimi i saj do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut dhe kështu do të kontribuojë në shkëmbime dhe mirëkuptim”. Andaj ura duhet të hapet. Ajo është në shërbim të të gjithëve, dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi. Ura është simbol i lëvizjes së lirë, e që është vlerë dhe liri themelore e Bashkimit Evropian. Ura është simbol i integrimit, e që është punë e përbashkët e Kosovës me partnerët tanë. Qeveria është edhe për lëvizje të lirë edhe për integrim të qytetarëve”, thuhej tutje.

Sveçla, Krasniqi e Durmishi vizitojnë nga afër Urën e Ibrit

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews