Është arrestuar një grua në Prishtinë pasi dyshohet se kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në zyrën e të dyshuarës janë sekuestruar dhjetëra pasaporta, telefona, para të gatshme etj.
“Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë. /TelegramNews.com