Masakra e Reçakut, William Walker paraqitet për dëshmi në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Ish-Ambasadori William Walker është paraqitur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të dhënë dëshmi.

Para gazetarëve, ai ka thënë se ka pasur ftesë për paraqitje. I pyetur nëse ftesa lidhet me Masakrën e Reçakut, Walker ka thënë se beson se ftesa është për këtë çështje.

“Më është bërë kërkesë që të vij në Gjykatë, dhe kur më kërkohet, unë vij. Supozoj se po. Ashtu supozoj por s’jam i sigurt. Në këtë gjë jam i përfshirë tashmë qe 26 vjet. Kështu që mezi po pres të flas”, ka deklaruar Walker për Koha.net.

Siç raporton ky medium, Walker ka ardhur në kuadër të asaj që quhet hetuesi e veçantë që bëhet në rastet kur vlerësohet se një dëshmi duhet të merret jashtë radhe shkaku i rrezikut që dëshmitari nuk do të mund të dëshmojë shkaku që llogaritet se është në moshë shumë të shtyrë. Walker është 89-vjeçar.

Walker ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1998-99. Ai pati rol kyç në ekspozimin e Masakrës së Reçakut në Shtime para gjithë botës. Më 16 janar 1999, Walker vizitoi vendin e ngjarjes ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë në një ditë. Ai e pati cilësuar veprën krim kundër njerëzimit dhe akuzoi forcat serbe. Deklarata pati nxitur reagime të fuqishme ndërkombëtare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews