Marrja e licencës së përmbaruesit privat, Mulhaxha paraqet shkeljet e MD-së

Ministria e Drejtësisë para disa kohe kishte marrë licencën e punës së përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

E ky i fundit po pretendon se një gjë e tillë është bërë në mënyrë të paligjjshme, shkruan TelegramNews.

Mulhaxha përmes një komunikate për medie ka thënë se ky veprim u krye pa bazë ligjore dhe pa caktimin e një zëvendës-përmbaruesi në vendimin për shkarkim.

Madje sipas tij,  ky vendim ka prodhuar pasoja juridike, duke lënë lëndët përmbarimore pa menaxhim dhe duke ngrirë mjetet e palëve në procedurë. Kjo situate sipas Mulhaxhës, ka prekur rreth 8,000 qytetarë, disa prej të cilëve ende presin ekzekutimin e lëndëve të tyre për më shumë se 18 muaj.

“Ministria e Drejtësisë, me vendimin e datës 19.09.2023, ka emëruar një komision të ri në bazë të ndryshimeve ligjore të hyra në fuqi në gusht të vitit 2023 (të bëra enkas për rastin e z. Mulhaxha!), me synimin për të legjitimuar veprimet e saj të mëparshme në mënyrë retroaktive. Megjithatë, për të sqaruar situatën, ministria ka kërkuar një opinion juridik nga Gjykata Supreme, e cila nuk ka pranuar të ofrojë një opinion për shkak të mungesës së bazës ligjore për veprimet e marra nga ministria. Pas refuzimit të kërkesës për opinion ligjor nga Gjykata Supreme, Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë ka ofruar një opinion juridik lidhur me kompensimin për veprimet e ndërmarra nga ish-përmbaruesi Mulhaxha. Ndërkaq me datën 01 Gusht 2024, Komisioni Ad Hoc ka transferuar 79 lëndë të mbetura, por procesi ende nuk ka përfunduar pasi 3 përmbarues kanë refuzuar të pranojnë 16 lëndët për shkak të mungesës së bazës ligjore. Përmbaruesit që i kanë pranuar lëndët nuk kanë të qartë kornizën ligjore (pasi ajo nuk ekziston!) se si t’i qasen llogarisë së veçantë të përmbaruesit të shkarkuar dhe t’u transferojnë mjetet palëve në procedurë. Ministria ka dështuar në këtë proces të stërzgjatur, i cili është përcjellë me parregullsi të shumta dhe shkelje ligjore që nga fillimi. Këto veprime arbitrare dhe të kundërligjshme të Ministrisë së Drejtësisë përbëjnë shkelje të drejtpërdrejta të dinjitetit të njeriut dhe të drejtave profesionale të z. Ilir Mulhaxha si dhe palëve të përfshira”, thuhet në komunikatë.

Derisa sipas Mulhaxhës, është e domosdoshme që Ministria e Drejtësisë të marrë përgjegjësinë e plotë për këto shkelje dhe të ndërmarrë masa të menjëhershme për të zgjidhur situatën në përputhje me ligjin dhe të drejtat e njeriut./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews