​Maqedoni e Veriut, debat në parlament për qeverinë e re

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nisi sot debatin lidhur me kabinetin e propozuar qeveritar nga mandatari Hristian Mickovski.

Mickovski, gjatë fjalës para ligjvënësve theksoi projektet për rritjen ekonomike të vendit, përfshirë investimet e huaja. Ai njoftoi uljen e taksave, rritjen e pensioneve, uljen e shkallës së papunësisë si dhe rritjen e pagave me 7 për qind.

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut foli për ruajtjen e marrëdhënieve të mira me vendet fqinje. Ai theksoi synimet për integrimin në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për Ukrainën.

Ndërkohë, sa i takon kandidatëve për ministra, ai tha ata do të jenë vazhdimisht “nën vëzhgim dhe vlerësim” dhe se nga ata kërkohen rezultate të shpejta dhe projekte.

Opozita e drejtuar nga Lidhja Socialdemokrate tha se nuk pret një qeveri përparimtare, por përkundrazi një pushtet që rrezikon të krijojë probleme me vendet fqinje.

Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim e shikon qeverinë e re si një projekt mono-etnik që do të shkelë Marrëveshjen e Ohrit.

Qeveria do të ketë 24 anëtarë, përfshirë kryeministrin. VMRO DPMNE do të drejtojë 15 ministri, koalicioni i partive shqiptare VLEN 6 dhe partia Znam dy ministri.

Debati në parlament do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa votimi pritet të bëhet para mesnate. Shumica e parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e kabinetit qeveritar. /Voa

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews