KFOR-i ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë rritur patrullimet në veri të Kosovës.
KFOR-i përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.