Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka vizituar sot Kroacinë, ku është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.
Maqedoncinë Facebook tha se me ministrin kroat kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe kanë diskutuar për situatën e sigurisë në regjion si dhe në nivel global.
Derisa ka bërë të ditur se gjatë vizitës kanë nënshkruar marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” e që rrit edhe më tej kapacitetet tona humane në mbrojtje dhe siguri.
“ Miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët! Me Ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike”, ka thënë ai.