Maqedonci pret në takim lamtumirës Hovenierin, e dekoron me Medaljen për Shërbim të Shquar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritën sot në takim lamtumirës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në prag të përfundimit të mandatit diplomatik, Maqedonci e dekoroi Hovenierin me Medaljen për Shërbim të Shquar.

“Në këtë takim të përzemërt, ministri Maqedonci me ambasadorin Hovenier biseduan për bashkëpunimet e frytshme të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë.“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

“Nga ana e tij, Gjenerallejtënant Jashari, duke ndarë mirënjohje të veçantë për ambasadorin Hovenier, theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes strategjike që ambasadori Hovenier ka dhënë për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që ka ndihmuar në fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përmirësimin e aftësive të saj operacionale”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas ministrisë, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e FSK-së në të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake, duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

“Në këto takime, ambasadori Hovenier, falënderoi ministrin Maqedonci dhe Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews