Maqedonci: Ne do t’i ngrisim kapacitetet e ushtrisë sonë duke bashkëpunuar me aleatët tanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka njoftuar se në takim është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve.

“Në këtë takim miqësor me z. Gorgun dhe ekipin e tij diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e mbrojtjes në mes dy vendeve tona. Investimi në industrinë e mbrojtjes është njëra nga fushat për të cilën kemi diskutuar gjatë takimit dhe të cilës ne jemi duke i kushtuar vëmendje të veçantë”, ka njoftuar Maqedonci.

Ministri ka njoftuar se ngritja e kapaciteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës është bërë falë Turqisë përmes kontributit të saj.

“Në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë vazhdimisht Republika e Turqisë, kontribut për të cilin ne jemi mirënjohës e falënderues. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të ngrisim kapacitetet e ushtrisë sonë duke bashkëpunuar me aleatët tanë. Zhvillimi i ushtrisë sonë është dhe do të jetë gjithnjë në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë, këto janë vlerat tona, të cilat i kemi kultivuar dhe iu kemi qëndruar besnik gjithnjë”, ka shtuar Maqedonci. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews