Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimit të tarifave të Trumpit

BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse synohen interesat e saj, ka thënë Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa liderët e bllokut kërkuan bisedime, por edhe një përgjigje të fortë nëse është e nevojshme në përgjigje të kërcënimit të fundjavës së Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese, shkruan The Guardian.

“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë”, tha presidenti francez ndërsa mbërriti për një takim jozyrtar të mbrojtjes me liderët e tjerë në Bruksel të hënën.

“Zgjedhjet dhe deklaratat” e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së po “po e shtynë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja ishte mjaft e fortë për të reaguar ndaj çdo takse tregtare të SHBA-së, por “qëllimi duhet të jetë që gjërat të rezultojnë në bashkëpunim”.

Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, tha se nuk do të kishte “fitues në një luftë tregtare”.

Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, të shtunën. Ai tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së “do të ndodhin patjetër”.

Presidenti amerikan përsëriti ankesat e kahershme për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA-së me bllokun, dhe kërkoi që Evropa të importonte më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.

“Kjo do të ndodhë patjetër me BE-në, mund t’ju them këtë,” tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews