Luftë hibride e Qeverisë Kurti kundër mediave dhe për luftë “reale” me Serbinë

Zëvendësministri i Brendshëm, Blerim Gashani i ka sulmuar rëndë mediat e Kosovës, opozitën dhe shoqërinë civile si  resorë shoqërorë që sipas tij , u janë bashkuar  mediave serbe

Në një shkrim në rrjetin social Facebook pikërisht në ditën e festës së 28 Nëntorit, Gashani ka thënë se kinse aleanca e mediave, opozitës dhe shoqërisë civile me Serbinë ka ndodhur pikërisht në kohën kur “qeveria po përballej fytafyt me Serbinë”.

Ai ka shkuar më tej në këtë shpjegim me ura e lumenj, me varre e çifteli, me fyell e kavall me plisa e shqiptarë, duke dashur të tregojë se si Qeveria Kurti po përballet fyta-fyt me Serbinë.

Në këtë postim Gashani shkruan:

“Do të kalojnë vjet, dekada e shekuj; shumë ujë do të rrjedhë nën ura e pastaj urat do të vjetrohen, do të lëkunden e do të shemben; thinjat do të na shtohen, rrudhat do të na thellohen e pastaj dheu do të flejë e bari do të rritet mbi varret tona; këngët e kreshnikëve s’do të ketë kush t’i këndojë; lahuta, fyelli, kavalli, çiftelia e sharkia do të heshtin dhe do të vendosen në muze; shqiptarë me plisa të bardhë nuk do të ketë dhe luginat e malet do të braktisen; fushat do të mbipopullohen dhe lumenjtë do të turbullohen.

Gjithçka do të mund të besojnë njerëzit që do të vazhdojnë të jetojnë këtu dhe që do t’i thonë bukës bukë dhe ujit ujë.

Gjithçka!

Vetëm një gjë ata nuk do ta besojnë.

Nuk do të besojnë se kur Qeveria e Republikës së Kosovës me t’gjitha institucionet e saj legjitime po përballej fytafyt me Serbinë për Kosovën, gjatë gjithë kësaj kohe – 2021/25 – e tërë opozita, shumica absolute e medies dhe shumica absolute e pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe jetës publike, kishin qenë kundër Qeverisë së Kosovës dhe me të njëjtin tonalitet, të njëjtat argumentime, arsyetime e frekuenca me medien serbe, e cila vazhdimisht i kishte përdorë si aleatë, i kishte cituar e iu ishte referuar.

Jo, këtë nuk do ta besojnë.

Kurrë!”

 Analisti Selatin retkoceri: Shqiptarët e Kosovës jetojnë prej vitesh në ankth nga  propaganda e Qeverisë Kurti për luftë me Serbinë 

Analisti Selatin Retkoceri, ka thënë për gazetën Telegram News se Kryeministri Kurti e mban popullin nën tension lufte me Serbinë  rregullisht në dy vitet e fundit, prandaj ai i shtron pyetje të hapur Kryeministrit Kurti:

Pse e mban për dy vjet rresht nën tension lufte këtë popull?

“Gati për dy vite rrjesht je duke na mbajtur në tension të një lufte e cila për çdo çast mund të shpërthejë.

Kryeministër ti e di që kemi kaluar një luftë të tmerrshme në vitet 1998/99, prandaj secili i rritur që sot ka 35 deri 90 vjet e di se çfarë përjetimesh kemi pasur gjatë këtyre muajve, të një lufte të pabarabartë me Serbinë e Malin e Zi. Prandaj, kryeministri duhet të përmbahet dhe të jetë shumë më i kujdesshëm në deklarimet e veta të cilat për qytetarët paraqesin kërcënim dhe frikë të cilat e nxisin largimin nga vendi.

Unë si një ish veteran i UÇK-së, që  kam shërbyer  në logjistikë për dy vite pa u ndalë dhe duke rrezikuar veten e fëmijët e mi 5 e 6 vjeç, tani më nuk jam gati për luftë sepse mosha nuk ma lejon, por në anën tjetër djalin, vajzën, mbesën dhe nipin që janë 5 vjet e tjetri 8 muaj më duhet ti largoj nga Kosova e cila po futet në luftë sipas kryeministrit të vendit tim.

Kryeministër kujdes të lutem se je duke ndikuar drejtpërdrejtë në ikjen e qytetarëve jashtë vendit. Tani më po ikin edhe ata që kanë rroga të majme, po ikin mjekët, infermierët, inxhinierët, ekonomistët, juristët, njohësit e teknologjisë informative, mjeshtrit e ndërtimtarisë dhe të gjithë profesionistët tjerë që po i pranon tregu gjerman e zviceran.

Pleqtë kemi me qëndruar në Kosovë, por nuk ke asnjë lloj dobie prej tyre, neve në një luftë eventuale do të na gjesh nëpër shtëpitë tona duke u dergjur nga sëmundjet, të rënduar psikologjike nga traumat e luftës, të plagosur, të vrarë ose të djegur nëpër shtëpitë tona të cilat nuk kemi mundur ti braktisim siç ka ndodhur me familjen tuaj, ku zonja dhe vajza jetojnë e veprojnë në Norvegji.

Mendoj se kryetarja, kryeministri e Krye parlamentari duhet të jenë më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve të vet, mos të paralajmërojnë luftë e mos të shpallin vendime gjoja për prodhim të municionit e dronëve. Municioni dhe dronët nuk mund të prodhohen sepse nuk lejohen nga KFOR krejt deri në funksionalizimin e plotë të FSK-së në vitin 2029.

Pastaj këto municione me siguri do ti prodhoj sektori privat dhe kompanitë e jashtme sepse shteti nuk do ta ketë luksin të ndërtoëj fabrika të socializmit sepse nuk e lejon ekonomia e lirë e tregut”, ka pohuar Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews