Daut Haradinaj: Njerëz të institucioneve kredibile në Qeveri, përdorin drogë e hashishe

Në një intervistë të mbrëmshme  në kuadër të festave të nëntorit të emisionit “Tu pa tu ba”, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, duke folur për skandalet e Qeverisë Kurti ka apostrofuar Kryeministrin Albin Kurti si shefin qeveritar të cilit i ka humbur “udha në oborr”, pas paraqitjes skandal pas skandali nga ministrat e tij dhe  zyrtarët e LVV-së.

Duke folur për shumë anomali dhe devijime qeveritare dhe jetën private të njerëze të politikës, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, pasi ka folur për rrëfimet të padëgjuara nga lufta deri më tani dhe simpatitë për luftëtarët e Drenicës, është ndalur edhe te skandalet e Qeverisë Kurti.

Deputeti Haradinaj me këtë rast në emision ka folur për dy lajme që nuk janë dëgjuar dei më tani:

Se skandalet e Qeverisë Kurti i raportojnë përmes rrjetit social Facebook vetë anëtarët e Qeverisë Kurti, duke u paraqitur personalisht me këso rrjeti të cilët i mbyllin menjëherë  posa raportojnë një skandal dhe se zyrtarë qeveritarë merren me  substanca narkotike që siç i ka quajtur  ai “zyrtarët e Qeverisë janë tu ba me drogë e hashishe”.

Rrëfimi i deputetit Daut Haradinaj rreth këtyre dukurive thotë:

“Këtu kryeministrit i ka hup topi, s’është tu ditë as çka po bën. I kanë shpërthy haverat pi tana anëve, skandalet e nji pas njishme, e me ba me pa telefonin tem, turp t’vjen ty si qytetare e Kosovës, çka më çojnë mu njerëzit  prej Qeverie për këta ministra e kryeministra. Sene ma të ulta që ndodh në botë në shoqni, janë tu ndodh në këtë Qeveri. Prej substancave narkotike, drogave, hashishave e deri te gjanat tjera që janë kompromituese e edhe në një serial holivudian që mund të jetë në 18 plus nuk  lejohen. Po flas për persona të institucioneve  kredibile. Sido që të jetë i përgëzoi ata që punojnë në qeveri, edhe e kanë ba një praktikë të jashtëzakonshme, pe hapin një fejzbok fejk, ta bajnë llajk në faqe, ta qojnë informatën dhe e mbyll fejzbukun dhe zhduken dhe  krejt qita havera që pi shihni nëpër media që po dalin, krejt është pi atyne të guximshëve, faleminderit që po dalin si njerëz që punojnë në institucione e nuk pajtohen me qito marrina që po dalin e që po i bajnë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Daut Haradinaj është ndalur edhe te një moment i veçantë duke e përshkruar  Kurtin shumëdimensional në fusha të  caktuara ku thotë:

“Albin Kurti herë  hoxhë, herë prift, natën pinë raki, knej e rrespekton ezanin, knej ju premton në paradë atyre që kam me ba ligjin Gey, knej shkon me Shefqet Krasniqin man ders fetar e  unë nuk jam rrenc si Albini…” ka thënë Daut Haradinaj dhe ka sugjerime për votuesit e LVV-së duke thënë:

“Kur një Qeveri i jep 2178 tendera një burimorë, unë nuk di çka ka lyp ai votues i VV-së te kjo Qeveri dhe çka duhet me lyp edhe diçka tjetër në të ardhmen. Kjo Qeveri krejt e kan vendin në burg, edhe nuk kanë me pshtu se ato vepra nuk plaken dhe thotë një shprehje popullore, “edhe nëse e ke hangër piten, tepsia jet”. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews