Kur kanë mbetur edhe dy muaj drejt fillimit të edicionit të ri në Superligë, skuadra e Llapit ka bërë publike fanellat e reja.
“Si gjithnjë ngjyra e bardhë dhe e kaltër janë ngjyrat tona tradicionale dhe të zezën do ta shfrytëzojmë si fanellë të tretë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Llapjanët me fanella do të paraqiten edhe në garat evropiane, më saktësisht në parakualifikueset për UEFA-në Europa League.
Llapi është treguar shumë aktive këto ditë sa i përket trasnfereve, vlen të përmendet ardhja e Blend Baftiut.
Të besuarit e Tahir Batatinës e mbyllën stinorin në pozitën e dytë në tabelë.