Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kritikuar Qeverinë për insistimin për ta hapur Urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Ai iu drejtua qeveritarëve që të mos provokojnë situata që s’mund t’i qeverisin.“Kësaj situate më së miri i shkon fjala e urtë “tuj u mundue me ia ndreq vetullat, ia nxjerr sytë”. Patriotizmi i vonuar dhe “gjyksat” në këtë kohë, bëjnë dëm. Mos provokoni situata që nuk mund ti qeverisni. Pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, kujdes!”, ka shkruar Lladrovci.
Reagimi i plotë i Lladrovcit: