Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për të akuzuarin, Mehmet Lajqi i cili akuzohet se ka kanosur prokurorin e krimeve të rënda Zef Prendrecaj.
Prokurorja e shtetit e njoftoi Gjykatën se në mes të akuzuarit, mbrojtësit dhe prokurorit në Prizren është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë dhe ka kërkuar që e njejta të pranohet nga ana e Gjykatës, shkruan TelegramNews.
Avokati mbrojtës, Skënder Musa i ka propozuar Gjykatës që ta pranojë marrëveshjen për pranim të fajësisë derisa kërkoi nga Gjykata që Mehmet Lajçit t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
Me këtë rast, Gjykata e aprovoi marrëveshjen për pranim të fajësisë dhe shpallja e aktgjykimit bëhet me datë 12.08.2024.
Teksa me aktvendim te veçantë ia ka ndërprerë masën e paraburgimit./TelegramNews./