Linja Prishtinë – Istog, studentët ankohen për çmimin e biletave

Pas përfundimit të semestrit verorë studentët e komunave tjera që studiojnë në Prishtinë ja mësyn stacionit të autobusëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Por që kjo kategori po ankohet se nuk ka zbritje të biletave të udhëtimit.

Një studente e cila udhëton me autobus të linjës Prishtinë – Istog ka thënë për TelegramNews.com se pavarësisht se në disa linja të autobusëve të qyteteve tjera ka zbritje për studentë, tek linja Prishtinë – Istog një gjë e tillë nuk po mirret parasysh.

E njëjta tha se ajo paguan çmimin e rregull të biletës së udhëtimit për një drejtim që në total është 5 euro.

“Për neve studentët nuk ka zbritje në bileta, qysh ka në disa komuna tjera. Unë kam shoqe prej komunave tjera që udhëtojnë, ato e paguajnë biletën me zbritje, në jo. Ne paguajmë njejtë 5 euro si tjerët”, tha ajo.

Redaksia e TelegramNews ka kontaktuar njërën prej agjencioneve të linjës Prishtinë – Istog për të pyetur arsyen se pse për këtë kategori nuk ka zbritje në çmim, e të njëjtit kanë thënë se “nuk ka arsye”.

“Çmimi i biletave nuk ndryshon për asnjë shtresë as studentore dhe as të moshuar. Nuk ka arsye”.

Madje agjencioni u “arsyetua” se çmimi nuk ka ndryshuar tash e sa kohë.

“Të gjitha agjensionet të Istogut e kanë këtë çmim dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë tash e sa kohë”.

Tutje Telegrami ka kontaktuar edhe zyrtaren për informim të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, por që sipas tyre, çmimi për biletë vendoset nga vet agjensioni dhe se përgjegjësia është e vet transportuesit.

“Çmimet vendosen vetë nga agjensionet dhe se përgjegjësia është e tëra e transportuesit. Shoqata e transportuesve është ajo që i kontrollon dhe dakordohet me transportuesit sa i përket çmimeve të biletave të autobusëve”, thanë nga Stacioni i Autobusëve.

Kujtojme që  Ministria e Infrastrukturës kishte marrë vendim që të përgjysmohen biletat për disa kategori të caktuar shoqërore.

Ku në bazë të vendimit, kategoritë që përfitonin nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve ishin,  fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët. Por që një vendim i tillë ishte shfuqizuar./V.H

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews