Më 2 qershor 1946, në një referendum, italianët votojnë për ta kthyer Italinë nga monarkia në Republikë. Pas referendumit, mbreti italian Umberto II ikën në mërgim.
Më 2 e 3 qershor 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit – monarki apo republikë.
Pas 85 vjetësh mbretëri, me 12 milionë e 718 mijë e 641 vota pro dhe 10 milionë e 718 mijë e 502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
Më 2 qershor festohet lindja e kombit, në mënyrë të ngjashme me 14 korrikun francez (përvjetori i rënies Bastiljes) dhe me 4 korrikun e Shteteve të Bashkuara – ditë në të cilën më 1776 ishte nënshkruar Deklarata e Pavarësisë.
Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për faktin se në botë jetojnë rreth 60 milionë pasardhës të italianëve të emigruar dhe 4.5 milionë me pasaportë italiane jashtë vendit.