Limaj në Zvicër: Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka mbajtur në Zvicër me bashkatdhetarët.

Limaj ka shkruar se në këtë takim me mërgatën, kanë marrë përkrahje për sfidat që e presin vendin dhe se është zotuar që NISMA në Parlament do të jetë një zë i fortë për diasporën.

“Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.”

“Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews