Në këndin e librit për fëmijë, e gjithashtu edhe në këndin e librit për të rritur diskutohet mbi përshtypjet dhe mesazhet e librave, e cila gjë ka si qëllim promovimin e rëndësisë së leximit dhe krijimin e një shprehie të të lexuarit në shoqërinë kosovare. Kërkesat e qytetarëve për librin është largimi i TVSH së tij.
Në mospërmbushja e këtij premtimi të bërë nga secila qeveri për një dekadë, libraritë kosovare përgjatë gjithë viti organizojnë ngjarje në të cilat ofrojnë zbritje në çmimin e blerjes së librave.
Liburna dhe Tana janë duke bashkëbiseduar së bashku edhe me Eddën, Klean, Niketën e Kaian për librat e preferuar dhe mesazhet që kanë marrë prej tyre.
Këto vajza janë mbledhur në “Këndi i leximit me Tanën”. Vajzat në këtë bashkëbisedim treguan rëndësinë e përfitimet që sjellë leximi i librave.
”Leximi na e ushqen trurin edhe na drejton nga dija”, thekson Liburna
Kurse, Edda Bajrami, thotë se ka mësuar më shumë për jetën kur kam lexua libra.
Një kënd i tillë i ndarjes së përshtypjes mbi librat organizohet edhe për të rriturit.
“Qëllimi i të gjithë klubeve të librave është që t’i ofrojmë lexuesit më shumë me njëri tjetrin”, thekson Zgjim Sherifi nga libraria “Dukagjini”
Për të qenë qytetarët më afër librit, të gjitha librarit në vendin tonë, gjatë gjithë kohës ofrojnë zbritje në çmimin e blerjes së librave.
Kushtrim Tërnava me profesion është fotograf. Ai vë në pah se librat e kësaj kategoria kanë një çmim të lartë për të cilat të paktën kërkon largimin e TVSH-së së librit.
“Shteti ndoshta duhet me financua në mënyra të ndryshme ose me i ulë taksat ose me gjet forma që njerëzit me ardhur ma lehtë deri të libri”, thekson ai për RTK.
Largimi i TVSh-së për librin kërkohet tani e një dekadë përveç nga qytetarët edhe nga vetë librashitësit.