LDK: Ushtarët po përballen me rrezikun e helmimit nga ushqimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në një konferencë për media ka thënë se vështirësia në furnizimin me ushqim të FSK-së ka ardhur për shkak të menaxhimit të keq dhe neglizhencës së Qeverisë.

“Së fundi u zbulua se stafi që është përgjegjës për ofrimin e ushqimit për forcat tona, kuzhinierët kanë njoftuar se nuk do të paraqiten më në punë pas datës 11 tetor. Kjo situatë alarmante e konfirmuar nga komandant Jashari me një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes është rezultat i dështimit të Qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtarët tanë”, ka thënë ai.

Quni ka shtuar se ushtarët përballen edhe me rrezikun e helmimit nga ushqimi dhe infeksioneve nga kushtet sanitare.

“Situata nuk është thjeshtë një çështje e vonesave në ushqim, është një çështje e shëndetit, sigurie dhe gatishmërie operative. Ushtarët tanë tani përballen me rrezikun real të helmimit nga ushqimi dhe infeksioneve për shkak të kushteve sanitare dhe shërbimeve të paqëndrueshme. Kjo situatë do të duhej parandaluar. Ofrimi i ushqimit për ushtarët tani nuk është një ngjarje e papritur, është një përgjegjësi bazike e Ministrisë së Mbrojtjes. Ushqimi nuk është një krizë që duhet trajtuar në mënyrë emergjente. Qeverisë i themi ndalo improvizimin, ndalo dështimin ndaj ushtarëve tanë. Vepro tani për të siguruar ushqim të duhur dhe të sigurt për ushtrinë e Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj ka potencuar se kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria përmes seancës së jashtëzakonshme që pritet të mbahet të hënën.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme si grupe politike opozitare për ta adresuar këtë çështje dhe për të kërkuar përgjegjësi e cila është një përgjegjësi e thellë dhe dështimit edhe moral në atë që ne kemi sendimentin kryesor, forcimin e ushtrisë së Kosovës. Ky dështim dhe qasje e Qeverisë sigurisht për interesa dhe aferat korruptive që i keni ndëgju nuk duhet të tejkalohet pa ndëshkim politik dhe moral”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews