Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, sot, nga ora 11:00 do të mbajë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në shënim të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se konferenca mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët tona më të rënda.
“Konfirmimi i orientimit euroatlantik të Kosovës, si besim vleror i popullit të Kosovës, trashëgimi politike e Ibrahim Rugovës, mbetet qëllimi kryesor i Konferencës”, thuhet tutje.
Në panel do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, Vincenzo Pagli, President i Akademisë Papnore për Jetën dhe Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Në panelin e dytë do të jenë gazetarë e shkrimtarë.
Folësit do të trajtojnë përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore, trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe narrativën e Kosovës në kryqëzimin historik vleror dhe medial.