Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me shumë veprimtarë ishin në Viti, aty ku dhe u hapën zyrat e reja të kësaj partie.
E lidhur me këtë, Abdixhiku tha se një fushatë e bukur i pret, dhe se janë gati e janë një.
“Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurt që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!”, shkroi kreu i LDK-së në Facebook.